Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shkullaku: Rama po përdor punonjës të administratës si paramilitarë kundër protestuesve

Shpërndarja e parave publike për uniformat dhe armatosja e civilëve shenjojnë se Rama synon përplasje civile, sipas analistit Armand Shkullaku.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Edi Rama përdor punonjës të administratës publike si trupa paramilitare për të goditur studentët që protestojnë, sipas analistit Armand Shkullaku. Shpërndarja e parave publike për uniformat që dhunojnë adoleshentët, është një shenjë e qartë se Rama synon ta çojë vendin në përplasje civile nga frika e humbjes së pushtetit.

Rama përdor punonjës të administratës si paramilitarë kundër protestuesve
Foto: boldnews.al

Shkullaku vë në dukje se kur civilët shndërrohen në banda paramilitare dhe paratë e taksapagueve derdhen për makinerinë represive të dhunës shtetërore, konflikti mes qytetarëve dhe pushtetit është i pashmangshëm. Një foto ku punonjës të një agjensie shtetërore mbajnë në duar shkopinj bejsbolli e shufra hekuri, e rrëzon fabulën e "armikut të jashtëm" që synon të pengojë rrugën drejt BE.

Shkullaku thekson se policia shqiptare që meriton paga më të larta, shpërblime e trajtime dinjitoze, duhet të shpërndahen në mënyrë institucionale, jo vetëm kur i duhet Rama. Akti i shpërndarjes së parave për policët që mbrojnë karriken e tij, sipas Shkullakut, s’ka asgjë të ndryshme nga skenat kur Escobar u hidhte dollarë ushtarëve të tij.

Analisti thekson se çdo veprim i Ramës nga shpërthimi i revoltës e deri më sot, ka qenë një shishe benzine që i është hedhur zemërimit popullor. Dhe mbajtja me çdo çmim i pushtetit dihet se ku të çon.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →