Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati në Divjakë

Dy persona arrestohen në flagrancë shtetasi, sekuestrimi 5 kompjuterë dhe 5 telefona celularë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

DIVJAKË — Policia e Divjakës ka goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke arrestuar pronarin e një lokali dhe kamarierin gjatë operacionit të koduar "Game Over". Në pranga kanë rënë Altin Çoku 52 vjeç, pronar i lokalit në fshatin Karavasta e Re, dhe Edmir Çela 35 vjeç, kamarier në të njëjtin lokal.

Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati në Divjakë
Foto: Divjaka central square (OSCAL19 trip) / Wikimedia Commons

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve u zbulua se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë. Gjatë kontrollit të telefonit të kamarierit u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 35-vjeçari ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme. Policia sekuestroi 5 njësi kompjuterike, një DVR, një laptop dhe 5 telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Game Over", ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme