Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi me Xhafer Raqin?

Policia e Kosovës, Drejtorisë së Emegjencave të Komunës së Prishtinës dhe Forcës së Sigurisë kërkojnë 78-vjeçarin pas zhdukjes nga familja

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ende asnjë gjurmë e re e 78 vjeçarit Xhafer Raqi, i cili tash e pesë ditë është shpallur i zhdukur nga familja. Për kërkimin e tij, pos familjes dhe grupeve të qytetarëve janë angazhuar edhe ekipet e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emegjencave të Komunës së Prishtinës, Zjarrfikësit si dhe Forcës së Sigurisë.

Çfarë ndodhi me Xhafer Raqin?
Foto: Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim Mentor Maloku deklaroi për Klankosova.tv se është zgjeruar perimetri i kërkimit për të moshuarin. “Ende nuk ka ndonjë informacion të ri. Kërkimet janë intensifikuar, aktualisht jemi duke kërkuar në zonën e Butovci dhe tani jemi zgjeruar me kërkime edhe në Mramor por edhe në pjesën e Kolovicës. Nuk kemi akoma gjurmë të reja”, tha Maloku.

Ekipeve tona i janë bashkangjitur edhe zjarrfikësit, ekipet e Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës, Policia si dhe edhe FSK-ja”, deklaroi ai. Para disa ditësh në zonën e Butovcit është gjetur një sandale e cila dyshohet se i përket të moshuarit Xhafer Raqit. Derisa sot ndihmë për gjetjen e 78-vjeçarit ka kërkuar edhe Policia e Kosovës.

Burim: Ekonomia Online, Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme