Zhurma Press E Diel · 04 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:55 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

VV kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet lidhur me pretendimet për legalizime të paligjshme në kryeqytet.

Redaksia ZHURMA 06:48 1 min lexim
VV kërkon hetime për legalizimet në Prishtinë
FOTO · Foto: Arkiv Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet lidhur me pretendimet për legalizime të paligjshme në kryeqytet, pas publikimit të disa mesazheve ku përmenden raste konkrete të legalizimit të objekteve.

Video · YouTube ↗

Shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, tha se asamblisti i VV-së Çlirim Gërbeshi është intervistuar dje, ndërsa sot per të njëjtën çështje është duke u intervistuar Berita Abazi, të cilët javë më parë patën dorëzuar këtë lënd në prokurori.

Ai tha se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dosjet e plota për katër raste të përmendura në mesazhet e publikuara, por sipas tij, Komuna u ka dorëzuar vetëm certifikatat e legalizimit.

Burimet: Zhurnal.mk; Bota Sot; Ekonomia Online (klaster 3 outlets).

Komentet