Vulaj: Veç shëndeti mundet me më ndalë, fjalët e njerëzve kurrë
Këngëtarja e njohur ka reaguar ndaj paragjykimeve dhe komenteve për stilin e veshjes së saj, duke theksuar se morali dhe dinjiteti ruhen me fanatizëm.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj ka reaguar ashpër ndaj komenteve dhe paragjykimeve të njerëzve në rrjetet sociale, të cilat sipas saj u mundësojnë kujtdo të komentojë. Ajo ka treguar se qysh në fëmijëri, rreth moshës 9 deri në 10 vjeçe, adhuronte artiste, modele dhe aktore me stil e xixa, duke dashur të vishej dhe të bëhej si ato. Këngëtarja ka theksuar se ajo vishet për qejfin e vet dhe jo për të provokuar, duke shtuar se askush nuk duhet t'ia matë moralin prej veshjes.
Në reagimin e saj të publikuar në rrjete sociale, Vulaj ka theksuar se fama nuk ia ka thyer edukatën familjare, traditat apo parimet dhe se karakteri i saj mbetet i paprekur. «Me paragjykime jam mësu, s’më prekin ma. Se kur e njeh veten dhe je mirë me Zotin e me ndërgjegjen tane, s’ka njeri në këtë botë që ta ul kryet apo ta ndal hapin. Veç shëndeti mundet me më ndalë, se fjalët e njerëzve kurrë!», ka deklaruar ajo, ndërkohë që së fundmi ka sjellë disa projekte muzikore, përfshirë një bashkëpunim me artistin Meda.