Zhurma Press E Hënë · 28 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:14 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
14:12 Tahiri kërkon seriozitet politik për vendimin për presidentin13:53 Infrastruktura dhe rrugët e reja po riformësojnë hartën e Europës Juglindore13:48 Kreshniku publikon pamje të Dafinës duke gatuar13:44 Ardon Jashari befason gazetarët zviceranë dhe flet për krahasimin me Granit Xhakën13:40 Komuniteti shqiptar në Teksas organizon tubim për ish-krerët e UÇK-së13:34 Ambasadorja e BE-së kërkon reforma për mbylljen e negociatave deri në 202713:28 Aksion policor dhe i inteligjencës në Shkup ndaj personave të dyshuar13:25 Ndryshimi i Lisa Rinnës në tapetin e kuq të MTV VMAs13:18 Betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe nënshkruajnë deklaratën13:13 Hamza: Teksti është harmonizuar, pres përkrahje për deklaratën
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse u vra 32-vjeçari në Ferizaj?

Policia ka nisur hetimet për vrasjen e një 32-vjeçari në një banesë në Ferizaj, ku dy persona janë ndaluar për 48 orë

Redaksia ZHURMA 08:48 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Pse u vra 32-vjeçari në Ferizaj?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

FERIZAJ — Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma në një banesë në Ferizaj, ku një 32-vjeçar mbeti i vrarë nga arma e zjarrit. Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 22:50 është pranuar informata se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe prokurori për Krime të Rënda. Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, por ajo vazhdon të trajtohet në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Komentet