Vlora mbetet nën ujë pas 12 orësh reshje të pandërprera
Përmbytjet vazhdojnë në disa zona të qytetit, ndërsa ekipet e terrenit ndërhyjnë në pusetat e bllokuara.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
VLORË — Zonat e Vlorës vazhdojnë të përballen me vështirësi në qarkullim pas rreth 12 orësh reshje të pandërprera shiu, ndërsa ekipet e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve janë vendosur në terren për të monitoruar gjendjen dhe për të pastruar pusetat. Situata më problematike paraqitet në zonën e Pavarësisë 3, e njohur ndryshe si zona e “Albano dhe Romina”, ku uji ka vazhduar të mbetet i pranishëm në rrugë edhe pas ndërprerjes së reshjeve, duke mbajtur disa akse të pakalueshme për automjetet.
Gjatë ditës, prezencë uji u raportua në disa lagje të qytetit, kurse në orët e mbrëmjes akumulimi i ujit u përqendrua kryesisht në rrugët e kësaj zone, ku ndërhyrjet po vazhdojnë për normalizimin e qarkullimit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



