← Sport
Live · Sport · 14:01 · 9 Korrik 2026

Pse u ndesh Vllaznia me Malishevën?

Trajneri Edi Martini thotë se kundërshtari është më i fortë i mundshëm që mund të na binte

Nga Redaksia ZHURMA XFacebookTelegramWhatsApp

— Vllaznia nis sonte në orën 20:00 aventurën në Evropë, teksa luan në turin e parë të Conference League përballë shqiptarëve të Malishevës së Kosovës. Trajneri i Vllaznisë Edi Martini thotë se kundërshtari është më i fortë i mundshëm që mund të na binte.

Përpos të gjitha problemeve, përgatitjet kanë qenë të paprecedentë pasi skuadra dhe trajneri Martini janë çoroditur nga lajmet e merkatos. FIFA kishte bllokuar merkaton për shkak të borxheve dhe pas shlyerjes ka sërish pengesa nga UEFA. Lajmet e fundit janë që shkodranët kanë regjistruar 13 lojtarë nga ekipi A dhe 6 nga ekipi i të rinjve. Trajneri Martini u shpreh se këta lojtarë kanë nevojë për kohë për t'u koaliduar me ekipin, pasi ndryshe kanë luajtur atje ku kanë qenë dhe pavarësisht se për momentin s'janë të shkrirë me skuadrën, me kalimin e kohës do të bëhen 1 me ekipin.

Shkodranët ndihen të tradhtuar edhe nga shorti, pasi nuk donin që të përballeshin me një skuadër shqiptare. "Nuk kisha dëshirë të përballesha me ekip shqiptar. Megjithatë ky është fati i shortit. Kapriço e tij,"-tha Edi Martini, duke shtuar se është ndeshje e fortë, por do ta kërkojnë me ngulm kualifikimin.

Trajneri i Malishevës është Thomas Brdaric, kroato-gjermani që ka drejtuar në dy periudha të ndryshme Vllazninë dhe e njeh mirë Shkodrën. "Përshëndetje Shkodra. Më vjen mirë që ju shoh përsëri,"-deklaroi ai. "Është emocion i veçantë kur luan në tokën shqiptare. Shpresoj që të fitojë më i miri,"-tha Dreni Kryeziu, kapiten i Malishevës.

Po sonte në orën 21:00 për Conference League, në stadiumin Elbasan Arena, Dinamo do të përballet me kazakët e Astanës, ndërsa të mërkurën kampionia e Shqipërisë Egnatia barazoi 1-1 në Moldavi kundër Petrocub për raundin e parë kualifikues të Champions League. Vendasit zhbllokuan në minutën e parë, ndërsa rrogozhinasit barazuan me Kryeziun para se Aleksi të linte ekipin me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë.

— Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/situate-e-paprecedente-te-vllaznia-sonte-sfida-e-evropes-kunder-malisheves-ne-fushe-edhe-dinamo-egnatia-barazon-me-petrocub
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #sport #lajme #shqiperi #conference-league #champions-league #fifa
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën