Zhurma Press E Premte · 09 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
23:52 Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE23:21 Erblin Osmani në stërvitje me Bayern22:51 Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e ‘çan’22:32 Rudolph: Pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës22:21 Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS22:04 Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në…21:58 Nga Kur'ani te qendra amerikane: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë21:51 Një i ri nga Shkupi që lidh besimin me teknologjinë21:21 Dua Lipa në Paris, elegante dhe guximshme20:52 Stadiumi i ri i Rijekës do të ketë kapacitet deri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë MKD

VLEN: Në BDI nuk dihet se kush e udhëheq partinë

Koalicioni VLEN ka lëshuar një kumtesë për media ku flet për situatën aktuale brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Redaksia ZHURMA 11:57 1 min lexim
VLEN: Në BDI nuk dihet se kush e udhëheq partinë
FOTO · shenja.tv Arkivi ZHURMA

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë”. Sipas VLEN-it, Ali Ahmeti lëshon balona provuese për tërheqje nga politika, Bujar Osmani ia ka vënë syrin karriges së kryetarit, ndërsa njerëzit e Artan Grubit çojnë selame dhe ua rikujtojnë të gjithëve se kush e bënte deri dje ligjin në parti.

“Ahmeti shtiret sikur e ka situatën nën kontroll, por hesapet assesi nuk i dalin. Nëse e mbron Artanin, ia ngarkon vetes gjithë bagazhin e tij politik. Nëse ia kthen shpinën, rrezikon të hapet “kutia e zezë” dhe të tregojë kush çfarë ka porositur, çfarë ka nënshkruar dhe kush, në fund, e ka mbledhur kajmakun”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, VLEN ngre pyetje për qëndrimin e Bujar Osmanit: “Ai flet për gjithçka, por për Artanin as edhe një fjalë. Po mirë, kush ia ka lidhur gjuhën Bujarit? Deri dje bashkë qëndronin në krye të BDI-së dhe para opinionit paraqisnin unitet, ndërsa sot Bujari bën sikur Artani nuk ekziston.”

Burimet: Shenja; Zhurnal.mk; Almakos; Telegrafi (klaster 4 outlets).

Komentet