VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë
Koalicioni VLEN ka hedhur kritika ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për qëndrimet e tij rreth bashkëpunimit rajonal me Serbinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Koalicioni VLEN ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas deklaratave të tij se paqja në rajon mund të arrihet përmes bashkëpunimit me Serbinë. Sipas këtij formacioni politik, kreu i integristëve vazhdon të mbajë qëndrime nostalgjike për nismën e njohur si «Open Ballkan».
Në reagimin e tyre, përfaqësuesit e pushtetit theksojnë se vendi fqinj vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, nuk ka kërkuar falje për ngjarjet e viteve ‘99 dhe mbështet sulme të tilla si ai i Banjskës, çështje për të cilat sipas tyre Ahmeti ka heshtur. VLEN thekson se normalizimi i raporteve kushtëzohet me njohjen e shtetit kosovar, ndërsa qeveria ka orientim të qartë drejt integrimit me Shqipërinë dhe Kosovën përmes projekteve të infrastrukturës si Korridori 8, autostrada Shkup – Bllacë, rruga Tetovë – Prizren dhe shërbimet e përbashkëta kufitare.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar