Pse përfundoi viti shkollor me mungesë të shumtë tekstesh?
Vesna Janevska lavdëron dy vitet e saj në krye të arsimit, por nxënësit përfunduan vitin pa tekste shkollore.
SHKUP — Ndonëse viti shkollor përfundoi me mungesë të shumta të teksteve shkollore, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, i vlerëson dy vitet e mandatit të saj si të suksesshme, duke theksuar se janë realizuar reforma të shumta në arsim dhe se librat janë siguruar dhe shpërndarë në kohë.
Dy javë pasi kishte filluar viti shkollor 2025/2026, nxënësit ankoheshin se funksionojnë duke marrë shëime nga tabela dhe duke fotografuar mësimet. Gjatë tërë vitit, detyroheshin të mësojnë nga interneti, nga shënimet gjatë orëve, ose duke fotokopjuar libra.
Megjithatë, Janevska insiston se nxënësit janë pajisur në kohë me libra dhe se atje ku ka pasur mungesa ka qenë për fajin e drejtorëve të cilët nuk kanë kërkuar më shumë tekste shkollore. Ajo tani lavdërohet se qeveria e re po përkrahë nxënësit e talentuar.
Për herë të parë, qeveria e re bëri ndryshim në Ligjin për arsim të mesëm për të përkrahur nxënësit e talentuar që marrin pjesë në gara dhe olimpiada shkencore ndërkombëtare, duke i mbuluar në tëresi shpenzimet për kotizimet e tyre dhe mentorët e tyre. Deri tani, janë paguar gjashtë milionë denarë në bazë të 17 kërkesave.
Këtë fillim viti, zëvendësi i Janevskës, Lulzim Aliu, dha dorëheqje nga pozita zëvendësministër i Arsimit për të u përkashtuar punimeve shkencore. Bilall Kasami komentoi atë kohë se zëvendësministrat dhe zëvendësdrejtorët nuk kanë kompetenca në institucionet ku janë të vendosur. Në vend të Aliut zëvendës erdhi Driton Sulejmani.
Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.