Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vettingu i policëve nuk ndërpritet nga transferimi në detyrë

Projektligji i ri kërkon që lëvizjet në detyrë të mos e ndalojnë procesin e verifikimit të zyrtarëve të policisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një relacion i dërguar Ministrisë së Drejtësisë propozon ndryshime në ligjin e vettingut për policinë. Sipas propozimeve, transferimi, lëvizja paralele apo ulja në detyrë e një subjekti nuk do të jetë më shkak për të ndërprerë procesin e rivlerësimit. Trupa e vlerësimit do të jetë e autorizuar të japë një vendim përfundimtar, që mund të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia.

Vettingu i policëve nuk ndërpritet nga transferimi në detyrë
Foto: zhurnal.mk

Këto propozime aktualisht po shqyrtohen nga Drejtoria e Kodifikimit. Në relacion theksohet se nga janari 2023 janë zhvilluar 6 shorte ndaj 159 zyrtarëve të lartë, përfshirë 129 shefa, 7 drejtues të Gardës dhe 23 punonjës të AMP. Megjithatë, lëvizjet e shpeshta të drejtuesve kanë bërë që disa prej tyre t'i shmangen kontrollit.

Procesi i verifikimit përfshin tre faza: kontrollin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive personale.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme