Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:55 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:55 ZMNV trazon 60 raste në një javë, 51 nga dhuna në familje03:51 Partia Demokratike e Socialistëve kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Veteranët e UÇK-së marshojnë në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit

Çfarë kërkuan ish-pjesëtarët e UÇK-së gjatë marshimit të 11 qershorit?

Redaksia ZHURMA 19:40 Përditësuar 15:10 2 min lexim
Veteranët e UÇK-së marshojnë në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë veshur uniformat dhe kanë marshuar të enjten në sheshet qendrore të Prishtinës, për të përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes në kryeqytet, pak orë përpara se forcat serbe të largoheshin përfundimisht.

"Uniforma jonë ka dalë më 28 Nëntor 1997 dhe sot i ndiej të njëjtat emocione. Është një uniformë e shenjtë, uniforma jonë. Na ka munguar rreshtimi, por sot e kemi edhe atë dhe këtë po e bëjmë me krenarinë më të madhe", ka thënë Islam Kelmendi, ish-pjesëtar i UÇK-së, duke shtuar se krenaria e rreshtimit iu kishte munguar.

Gjatë marshimit, veteranët kanë kërkuar lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kjo kërkesë u bë pjesë e përkujtimit të ditës që shënon çlirimin e kryeqytetit.

Krahas marshit, edhe me një numër aktivitetesh tjera është shënuar Dita e Çlirimit të Prishtinës. Fillimisht janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se "respekti ndaj dëshmorëve është dhe do të jetë i përhershëm".

"Jemi bërë bashkë këtu me komandant Remin dhe me ekipin nga kryeqyteti, drejtorë e qytetarë, në nderim të dëshmorëve dhe heronjve tanë, të cilët e kanë dhënë jetën që sot ta gëzojmë lirinë, demokracinë dhe paqen. Duhet ta kuptojmë se këto gjëra nuk na kanë rënë nga qielli", ka thënë Rama.

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mbajtur seancë solemne, e cila ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar veprën e të rënëve për liri. Kanë marrë pjesë ish-komandantë të zonës së Llapit, si Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Fatmir Sopi.

Mustafa ka kujtuar ditën e çlirimit, duke thënë se UÇK-ja ishte dobët e armatosur, por kishte zemër të madhe. "Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti të bëjë aleancë me shtetet më të fuqishme demokratike dhe të sjellë lirinë për popullin e Kosovës. Ky është mësim për të ardhmen dhe dëshmi se Kosova gjithmonë ka ecur përpara dhe është bashkuar me botën demokratike", ka thënë ai.

Përvjetori i çlirimit të kryeqytetit shënohet çdo 11 qershor, ndonëse këtë ditë ende nuk ishin larguar të gjitha forcat serbe nga Prishtina. Largimi i ushtrisë e policisë serbe ndodhi, pas rezistencës së armatosur të UÇK-së dhe fushatës ushtarake 78-ditëshe të NATO-s, kundër caqeve serbe.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin →
Komentet