Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vendimi në gjyqin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve jepet nesër

Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe katër të akuzuar të tjerë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë vendimin për gjykimin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për tentim pengimi të drejtësisë. Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe ish-drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Vendimi në gjyqin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve jepet nesër
Foto: sinjali.com

Procesi është udhëhequr nga gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell, ndërsa aktakuza për këtë çështje u dorëzua më 5 dhjetor 2024. Gjatë këtij gjykimi janë mbajtur 11 ditë seanca, janë dëgjuar katër dëshmitarë dhe janë paraqitur pesë dëshmi me shkrim. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tri vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj për Kuçin. Në fjalët përfundimtare të mbajtura në shtator, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, kërkoi që vendimi të bazohet në prova. «Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat», tha Menegon.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    46% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Ish-polici kufitar i Kosovës vdes në një aksident trafiku në Malin e Zi

    20% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme