Gjykata refuzon pranimin e fajësisë për Ismet Mekanin
I akuzuari për kanosjen e kryeministrit Kurti pranoi fajësinë në seancë, por ajo u refuzua nga gjyqtarja.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj Ismet Mekanit, i akuzuar për kanosjen e kryeministrit Albin Kurti. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, i pandehuri ka deklaruar se e pranon veprën penale, duke shtuar se jeton në Itali dhe se ngjarja ka ndodhur në gjendje të dehur. «Unë në atë moment jam provokuar nga si simpatizantët ose nga personat të cilët ishin të lumtur kur u burgosën krerët e UÇK-së», ka deklaruar Mekani gjatë seancës, duke shtuar se ka humbur vetëdijen nga alkooli dhe nuk ka pasur ndonjë plan.
Avokati mbrojtës Argjend Sefa ka deklaruar se pranim-fajësia është bërë në mënyrë vullnetshme dhe konform ligjit, duke i kërkuar gjykatës që kjo të merret parasysh gjatë individualizimit të dënimit. Edhe prokurori Halimi është shprehur se e pranon pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit. Megjithatë, gjyqtarja e rastit Donikë Shala-Abdyli ka marrë aktvendim për refuzimin e këtij pranimi, me arsyetimin se ai nuk gjen mbështetje në provat e lëndës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar