Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si ndodhi aksidenti fatale me 13-vjeçarin në Çerkez të Kumanovës?

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Çerkez, ku një të mitur e ka goditur një automjet ndërsa udhëtonte me trotinet elektrik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

KUMANOVË — Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Çerkez te Kumanovës, në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup.

Si ndodhi aksidenti fatale me 13-vjeçarin në Çerkez të Kumanovës?
Foto: Wikimedia Commons

Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës i drejtuar nga F.S. (24), dhe një trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Drejtuesi i automjetit është privuar nga liria në Stacionin Policor të Kumanovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Kumanovë, të cilët kanë kryer ekspertizën dhe pritet të nisin hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme