Dhunë në protestë: Flet i riu me këmbë të thyer tek Trauma
Protesta në Tiranë shoqërohet me përplasje të dhunshme dhe lëndime, ndërsa një i ri identifikohet pas pamjeve ku shfaqej me këmbë të thyer.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Protesta e nisur prej më shumë se 7 orësh në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Mes personave të lënduar, vëmendje të madhe morën pamjet e rënda ku një i ri shfaqej me këmbë të thyer teksa mbahej hopa dhe transportohej në krahët e policëve dhe në barelë.
I riu është identifikuar si Ledion Balla nga Librazhdi. I pyetur nga gazetarët teksa shoqërohej në spitalin e Traumës, ai u shpreh se nuk kishte qenë pjesë e protestës dhe se ishte dhunuar. «Policët, nuk isha fare në protestë», tha ai, duke shtuar se ishte në hallin e tij.
Ngjarja ka ngritur reagime të shumta në opinionin publik dhe media, ndërsa vijojnë zhvillimet lidhur me pasojat e protestës.