Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Çfarë ofron Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës?

Rreth 300 studentë nga bota do të marrin pjesë në edicionin e 25-të, me mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rritje akademike

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

— PRISHTINË — Ka nisur edicioni i 25-të i Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës me një hapje pranë Rektoratit. Në këtë edicion marrin pjesë rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës, së bashku me përfaqësues institucionalë, ndërkombëtarë, profesorë e studentë.

Çfarë ofron Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës?
Foto: Faculty of Philosophy / Wikimedia Commons

Në hapje u tha se programi përmban mbrëmje kulturore, aktivitete studentore dhe mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar. Rektori Arben Hajrullahu tha se ky është eventi më i madh ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë dhe në të gjitha universitetet shqipfolëse në Ballkan dhe botë. Zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu u shpreh se universitetet verore ofrojnë mundësi unike për rritje akademike dhe profesionale, duke ofruar një mjedis për të takuar njerëz të rinj, shkëmbyer ide dhe fituar perspektiva përtej klasave.

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës këtë edicion ka mbështetjen e Bashkimit Evropian. Shefi i sektorit politik të BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda tha se kjo shënon fillimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe Universitetit të Prishtinës në këtë kuadër, duke bërë bashkë një komunitet akademik të larmishëm nga vende, kultura dhe gjuhë të ndryshme në ndjekjen e prodhimit të dijes. Ai theksoi se BE-ja e sheh investimin në rininë dhe kapitalin njerëzor si çelës për të ardhmen e Kosovës.

Çdo vit, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës tërheq interesim të madh nga universitetet partnere dhe profesorë ndërkombëtarë që duan të bëhen pjesë e tij.

Burim: RTV21, rtv21.tv
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme