Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Qeveria ul akcizën për naftën — benzina dhe dizeli lirohen

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska: "Do të vazhdojmë me këtë qasje të përgjegjshme edhe në periudhën në vijim"

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme mori vendim për përcaktimin e llojit të energensave, periudhën kohore, si dhe mënyrën e llogaritjes së akcizës, që mundëson ulje të akcizës për derivatet e naftës, ndërsa me këtë ulje të çmimeve të benzinës dhe dizelit, informoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Qeveria ul akcizën për naftën — benzina dhe dizeli lirohen
Foto: Ilustrim · SPAR varehandel hyller (Supermarket GROCERY store aisle shelves) Heinz ketchup NORWAY 2023-08-31 (cropped) (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Ministrja theksoi se me ndërhyrjen në akcizën do të kontribuohet për stabilizimin e çmimeve të derivateve të naftës, ndërsa indirekt në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të tjera.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi: "Do të vazhdojmë me këtë qasje të përgjegjshme edhe në periudhën në vijim. Do ta monitorojmë gjendjen dhe do të ndërmarrim masa në kohë, konkrete dhe reale për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, me qëllim që ta mbrojmë standardin e jetesës dhe ruajtjen e ekonomisë".

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/dimitrieska-kocoska-qeveria-ka-marre-vendim-per-uljen-e-akcizes-per-derivatet-e-naftes/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme