Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje02:45 Kosova shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me aktivitete solidariteti dhe mesazhe mirënjohje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport DIA

Uka filloi furishëm, premton edhe më shumë

Tre gola dhe dy asistime në garat evropiane janë dëshmia më e mirë e formës që po kalon Kreshnik Uka me Malishevën

Redaksia ZHURMA 09:29 Përditësuar 10:25 1 min lexim
Uka filloi furishëm, premton edhe më shumë
FOTO · Foto: Scotland v Argentina Rugby Union International at a full Murrayfield - geograph. / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Tre gola dhe dy asistime në garat evropiane janë dëshmia më e mirë e formës që po kalon Kreshnik Uka me Malishevën. Sulmuesi 31-vjeçar është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Malishevës në rrugëtimin historik evropian.

Uka ishte vendimtar në momentet kyçe të ekipit malishevas. Ai vetëm më 25 qershor iu bashkua Malishevës nga Drenica. Dhe nisi furishëm. Malisheva shkroi histori të klubit duke u kualifikuar për herë të parë në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në dy pjesëmarrjet e mëparshme, skuadra malishevase ishte eliminuar që në raundin e parë kualifikues. Në raundin e parë kualifikues, Malisheva e eliminoi Vllazninë e Shkodrës. Në Shkodër, Vllaznia fitoi 2:1. Por në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Malisheva shkëlqeu për fitore 5:0.

Në ndeshjen kthyese ndaj Vllaznisë, Uka realizoi dy gola dhe bëri një asistim. Uka shkëlqimin e vazhdoi edhe në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues ndaj klubit të madh skocez, Hibernian. Në ndeshjen që u zhvillua të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, Uka shënoi gol dhe bëri asistim në fitoren 2:0.

Uka thotë se forma ime është falë Zotit, për shkak të mundësisë të luajë pa lëndime dhe gjithashtu falë shokëve të ekipit të cilët ma bëjnë më të lehtë dhe më kanë pritur mjaft mirë. Ata kanë kontribuar që unë të jem në formën më të mirë të mundshme.

Malisheva ndeshjen kthyese ndaj Hibernianit e luan të enjten e ardhshme në Edinburgh të Skocisë. Sulmuesi me përvojë thotë se rezultati 2:0 nuk është i mjaftueshëm. Është i vetëdijshëm për ndeshjen e vështirë që e pret skuadrën malishevase në Skoci.

“Shpresojmë t’i arrijmë grupet e ‘Conference League’ me Malishevën dhe të bëjmë histori. Do jetë ndeshje shume e vështirë pasi të gjithë e dimë se në futboll nuk ka garanci absolute. Na pret një stadium i vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar Uka.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediFadil Vokrri: sulmuesi që e çoi Kosovën në UEFA e FIFALexo zërin →
Komentet