Kongresi amerikan kërkon raport mbi lidhjet ushtarake në Ballkanin Perëndimor
Një projektligj i ri synon të detyrojë administratën e SHBA-së të raportojë mbi armatimet dhe bashkëpunimin ushtarak në rajon.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kongresi amerikan synon të detyrojë administratën e Shteteve të Bashkuara të raportojë mbi armatimet, stërvitjet ushtarake dhe bashkëpunimin e inteligjencës në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2012. Në fokus të kësaj nisme është edhe Qendra Humanitare Ruse në Nish, për të cilën kërkohet një vlerësim mbi ndikimin dhe koordinimin e mundshëm me shërbimet ruse të inteligjencës.
Projektligji i paraqitur kërkon një analizë të detajuar të bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë së vendeve të rajonit me Rusinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Nisma e titulluar Balkans Security Cooperation Act parashikon që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, me miratimin e Sekretarit të Shtetit, t'u dorëzojë komisioneve përkatëse të Kongresit një raport mbi marrëdhëniet e sigurisë të secilit vend të rajonit, ku në fokus të veçantë përfshihen edhe lidhjet e Serbisë me Federatën Ruse.