Bllokohet faqja nga fluksi pasi Megan Fox hedh përmbajtje intime
Aktorja amerikane nis publikimin e materialeve provokuese në një platformë me pagesë të ngjashme me OnlyFans.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Aktorja e njohur amerikane, Megan Fox, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj duke nisur shitjen e përmbajtjeve intime dhe provokuese në një platformë me pagesë, e cila ngjan me OnlyFans. Kjo nismë është shoqëruar me interesim të jashtëzakonshëm nga ana e publikut dhe përdoruesve.
Vërshimi i menjëhershëm i vizitorëve ka shkaktuar probleme të mëdha teknike, duke sjellë bllokimin e faqes dhe duke e nxjerrë atë përkohësisht jashtë funksionit. Lëvizja e aktores nisi pasi ajo publikoi një video në rrjetin social Instagram e veshur me të brendshme, për të njoftuar më pas hapjen e faqes së saj të re me abonim, ku premton fotografi, video dhe materiale ekskluzive të papublikuara dikjet tjetër.