Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Trump për zgjedhjet: S’do t'i kundërshtoj rezultatet, do të bashkëpunoj

Presidenti amerikan Donald Trump shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me kundërshtarët pas humbjeve të republikanëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas zhgënjimit të shprehur nga humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me kundërshtarët politikë. Gjatë një interviste dhënë për gazetën The New York Times, ai theksoi se mezi pret të punojë me ta për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

Trump për zgjedhjet: S’do t'i kundërshtoj rezultatet, do të bashkëpunoj
Foto: gazetablic.com

Në postimin e tij në platformën Truth Social, Trump u shpreh se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse emri i tij do të figuronte në fletëvotim. Pavarësisht sukseseve të kandidatëve të demokratëve në disa gara për Senatin dhe parashikimeve për fitore në Dhomën e Përfaqësuesve, presidenti bëri të ditur se nuk ka ndërmend t'i kundërshtojë rezultatet zgjedhore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme