Thora synon të bëhet gruaja e parë që kryen marrëdhënie në hapësirë
Superfansja e Hull City, Elsa Thora, tërheq vëmendjen me planet e saj të reja përtej Tokës, pas angazhimeve në rrjete sociale dhe industrinë e filmave për të rritur.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Personazhi i njohur në internet dhe mbështetëse e flaktë e skuadrës Hull City, Elsa Thora, ka habitur opinionin publik përmes një synimi të ri përtej kufijve tokësorë. Ajo ka bërë të ditur ambicien e saj për t'u shndërruar në gruan e parë në histori që realizon marrëdhënie seksuale në hapësirë, duke shtrirë planet e saj jashtë planetit tonë. Këtë lloj përmbajtjeje ajo e ndërthur me aktivitetin e saj në rrjetet sociale dhe industrinë për të rritur, ku ka fituar të ardhura të konsiderueshme dhe një numër të madh ndjekësish duke promovuar ngjyrat e klubit anglez.
Më herët, gjatë vitit 2024, ajo kishte marrë sërish vëmendjen e mediave pasi shpalli një plan për të pasur lidhje me nga një lojtar të secilit ekip të Premier League. Gjatë asaj periudhe, ajo pretendoi se kishte krijuar tashmë raporte me futbollistë që aktivizohen te Leiçesteri, Çelsi dhe Arsenalit, ndërkohë që tani ambiciet e saj janë zhvendosur të tërësisht drejt hapësirës kozmike.