Adriana Lima dhe Candice Swanepoel sjellin fushatën festive të Victoria’s Secret
Brendi i njohur prezanton koleksionin e ri festiv për vitin 2026 me modele të njohura dhe risi në bukurisë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Marka e njohur e modës Victoria’s Secret ka zbuluar fushatën e re festive për vitin 2026 të quajtur “And To All a Good Time”, ku paraqiten disa nga fytyrat më të spikatura të industrisë. Fotografitë janë realizuar nga fotografja Carlijn Jacobs, ndërsa para objektivit kanë pozuar emra të njohur si Adriana Lima, Candice Swanepoel, Alex Consani, Anok Yai dhe Paloma Elsesser. Të gjitha këto modele kanë marrë pjesë më parë edhe në sfilatën e madhe të mbajtur në Los Angeles, siç raportoi Zhurma më 20 tetor 2026.
Sesioni fotografik është zhvilluar në një mjedis dimëror. Koleksioni përfshin veshje për gjumë, të brendshme dhe modele më elegante me temina për periudhën e festave të fundvitit, të karakterizuara nga ngjyra e kuqe tradicionale, motive të larmishme dhe detaje me shkëlqim. Përveç kësaj, marka ka publikuar një udhëzues dhuratash që përfshin produkte të linjës së bukurisë, parfume dhe artikuj për kujdesin e trupit, ku veçohet parfumi i ri “Bombshell Desire”.