Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:16 Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë me 100 mijë lekë dhe paralajmëron Dinamon04:05 Producentja flet për sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova03:55 Aksident me tre automjete në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur një në gjendje të rëndë03:45 Aksident i rëndë në Veles–Shtip, vdiq 46-vjeçar nga Kumanova03:40 Shqiptari 46-vjeçar dënohet me 6 vite burg për grabitje të 9 banesash në Austri03:36 Angelina Jolie shet rezidencën dhe planifikon të largohet nga Los Angeles03:31 Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë mjekëve familjarë03:28 Prishtina nis me katër fitore, Krasniqi shënon katër gola03:21 Eliza Hoxha kërkon proces i drejtë dhe jopolitik për krerët e UÇK-së03:17 Haziri: LDK-ja do të votojë me vota të plota kandidatin e saj politik për president
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport SHQ

Teuta zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo

Klubi durrsak synon për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin kampion

Redaksia ZHURMA 16:17 Përditësuar 16:25 1 min lexim
Teuta zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
FOTO · Foto: Flamurtari teuta2019 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

DURRËS — Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e verës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, portierin brazilian Maycon Morales dhe sulmuesin portugez Pedro Martelo, me synimin për të ndërtuar një skuadër pretendente për titullin kampion.

Martelo është formuar në akademitë e njohura të Benficës dhe Deportivo La Corunas dhe vjen në Durrës me një eksperiencë të konsiderueshme. Në sezonin e fundit, sulmuesi 26-vjeçar ishte pjesë e Oliveirenses në Ligën e Dytë portugeze, ku në 33 ndeshje realizoi 7 gola dhe dha 4 asistime, duke u aktivizuar për 1632 minuta.

Qendërsulmuesi ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaret e moshave të Portugalisë, U-19 dhe U-20, ku me këtë të fundit ka shënuar 7 gola në 12 paraqitje. Ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova.

Ndërkohë, braziliani Maycon Morales vjen pas eksperiencës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e Prishtinës së Re. Me afrimin e Morales, durrsakët e kanë kompletuar repartin e portierëve, ku më herët kanë siguruar edhe shërbimet e ish-portierit të Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit vijon të jetë edhe Gentian Selmani.

Teuta ka mbyllur edhe fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë dhe zhvilloi përgatitje intensive të kombinuara me ndeshje miqësore. Në total, skuadra zhvilloi 8 teste, duke regjistruar 2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Me këto afrime, Teuta po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri, me objektiv luftën për titullin kampion ndërsa presidenti Fatos Troplini ka mbështetur kërkesat e stafit teknik për përforcimin e ekipit.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Komentet