Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Tërhiqen nga tregu produktet e mishit pas zbulimit të baktereve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë urdhëron tërheqjen e produkteve të mishit pasi analizat zbulojnë praninë e baktereve.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të mishit të bluar Premium “Qobani” dhe përshutës së gjedhit, të tregtuara nga rrjeti i marketeve VIVA FRESH. Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në objektin e përpunimit të kompanisë VIVA FRESH SH.P.K., në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, analizat laboratorike konstatuan mospërputhje me kriteret mikrobiologjike në këto dy produkte.

Tërhiqen nga tregu produktet e mishit pas zbulimit të baktereve
Foto: zeri.info

Në mishin e bluar me lotin nr. 13112147 u konstatua tejkalim i vlerave referuese për bakterin Escherichia coli, me praninë e tij të regjistruar në tri nga pesë njësitë e testuara dhe me vlerën më të lartë prej 153 CFU/g. Ndërkaq, në përshutën e gjedhit me lotin nr. 1211695 u konfirmua prania e bakterit Listeria monocytogenes, i cili nuk lejohet të jetë i pranishëm në 25 gramë të produktit. Si furnizues të lëndës së parë për mishin e bluar janë identifikuar Delta M dhe Buquku nga Peja, ndërsa për përshutën furnizues ka qenë Delta M.

Deri më tani janë tërhequr dhe izoluar 35.7 kilogramë mish i bluar dhe 37.5 kilogramë përshutë gjedhi, gjithsej 73.2 kilogramë, të cilat do të asgjësohen nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë. Institucioni u ka bërë thirrje konsumatorëve që t'i kthejnë produktet në pikat e shitjes dhe të mos i konsumojnë ato, ndërsa kontrollet e mëtejshme do të shtrihen përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit për të identifikuar burimin e kontaminimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme