Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Tentativat për të kompletuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese

Pas pushimeve verore, gjyqtarët i rikthehen në shtator

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Tentativat për të kompletuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë pas pushimeve verore të cilat përfundojnë në fund të muajit gusht. Të mërkurën u mbajt seanca e fundit, kurse punës me lëndët, gjyqtarët i rikthehen në shtator.

Tentativat për të kompletuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese
Foto: Constructions in Skopje, 6 / Wikimedia Commons

Deri atëherë, gjasat janë pothuajse minimale të zgjidhen dy gjyqtarët që i mungojnë Kushtetueses, pasi edhe shtëpia legjislative që duhet t’i votojë, prej 2 gushtit do të jetë në pushim vjetor.

Pas dorëheqjes së gjyqtarit kushtetues Goce Naumovski, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgija Sajkovski në një bisedë të shkurtër telefonike për Alsat thotë se në seancën e radhës të komisionit duhet të konstatohet dorëheqja, ndërsa më pas të vijojë procedura për propozimin dhe votimin e gjyqtarit të ri.

E tërë kjo, me shumë gjasë do të mbetet për në vjeshtë për shkak të afatit të shkurtër. E njëjta pritet të ndodh edhe gjyqtaren e propozuar nga Këshilli Gjyqësor, Meri Dika Gjorgievska, e cila disa muaj pret të votohet në plenare, megjithatë disa herë ka dështuar votimi në Kuvend, nën arsyetimin se mungon përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor.

Gjendja faktike e këtillë e mban Gjykatën Kushtetuese me duar të lidhura për të vendosur për lëndën më të vjetër dhe mbase më të ndjeshme, atë për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Arsyeja është se vetë Gjykata ka miratuar konkluzion se për këtë lëndë do të vendosë në përbërje të plotë prej 9 gjyqtarësh.

Nëse në vjeshtë Kuvendi i zgjedh dy gjyqtarët, atëherë Kushtetuesja mund të vazhdojë procedurën për të mbajtur seancën përgatitore e cila dy herë është anuluar, një herë për shkak tragjedisë së Koçanit dhe herën tjetër për shkak se gjyqtarja raportuese u largua nga detyra.

Burim: Alsat-M

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 26 korrik Tentativat për të kompletuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese · ky artikull
  2. 7 tetor Arianit Koci i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentes
  3. 22 tetor Shiroka Pula takon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme