Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Tensioni te Kryeministria, FNSH dhe Shqiponja shoqërojnë me forcë protestuesit

Forcat e rendit ndërhyjnë në bulevard për të larguar qytetarët nga rruga, ndërsa protestuesit kundërshtojnë dhunën dhe këmbëngulin te tubimi paqësor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe efektivët e forcës “Shqiponja” kanë ndërhyrë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke krijuar një kordon policor për të rrethuar dhe shtyrë me forcë drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit qytetarët e mbledhur përballë Kryeministrisë. Gjatë këtij aksioni, në ditën e 173-të të protestës antiqeveritare, janë regjistruar edhe disa shoqërime me forcë të qytetarëve.

Tensioni te Kryeministria, FNSH dhe Shqiponja shoqërojnë me forcë protestuesit
Foto: shekulli.com.al
Video · YouTube ↗

Protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke e cilësuar ndërhyrjen të pajustifikuar dhe duke këmbëngulur se tubimi i tyre është paqësor dhe se kanë njoftuar për zhvillimin e tij. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë kërkuar që të mos bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevard, ndërsa më herët janë gjobitur dhjetra protestues. Ndërkohë, për datën 28 nëntor është thirrur mbajtja e një proteste të madhe, e cila ka marrë mbështetje edhe nga forcat politike opozitare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndërron jetë në Itali mërgimtari nga Skenderaji, Basri Kelmendi

    78% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme