Komisioni miraton kufizimet për tubimet, opozita paralajmëron Gjykatën Kushtetuese
Akti normativ për shtesat në ligjin për tubimet kalon me një votë kundër dhe një abstenim, ndërsa deputetët e opozitës paralajmërojnë dërgimin e tij në Kushtetuese.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes ka miratuar me një votë kundër dhe një abstenim aktin normativ për shtesat në ligjin për tubimet, i cili sjell kufizime të reja për vendndodhjen e protestave, përshkallëzim të gjobave për tubuesit dhe masa për parandalimin e thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale. Gjatë mbledhjes, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, u shpreh se ndryshimet synojnë krijimin e mundësisë që kufizimet e përkohshme të mbrojnë institucionet, duke krijuar zona të mbrojtura dhe duke siguruar dokumentimin audiovizual të thirrjeve.
Në këtë komision raportoi edhe drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, i cili deklaroi se gjatë zbatimit të këtij akti janë ulur aktet e dhunës dhe se në tubime ka më pak persona të maskuar. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, e cilësoi masën si përpjekje për të shuar protestat dhe për të frikësuar qytetarët përmes gjobave të larta, duke shtuar se kontrolli i rrjeteve sociale pa vendim gjykate përbën ndërhyrje në jetën private. «Ne këtë do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese», deklaroi Çelaj. Po ashtu, komisioni votoi edhe për aktin normativ që parashikon dëmshpërblimin e bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 1 nëntor Përshkallëzohet kriza në Poloni, presidenti hyn me forcë në Gjykatën Kushtetuese
- 16 nëntor Kadriu: Në dhjetor më skadon mandati në Gjykatën Kushtetuese
- 19 nëntor Komisioni miraton kufizimet për tubimet, opozita paralajmëron Gjykatën Kushtetuese · ky artikull
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar