Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Raich: Skitarja Lara Colturi është favoritja kryesore për globin

Ish-kampionja e botës, Marlies Raich, e rendit skitaren që përfaqëson Shqipërinë në krye të listës për Kupën e Botës në sllallom.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, vlerësohet si një nga pretendentet kryesore për të triumfuar në garën e sllallomit në Kupën e Botës në skijim alpin. Ish-kampionja e botës, Marlies Raich, e ka përzgjedhur atë në krye të pesë skitareve me potencialin më të madh për të fituar «globin e kristaltë» këtë sezon, duke lënë pas emra të njohur si Camille Rast, Mikaela Shiffrin, Katharina Truppe dhe Emma Aicher.

Raich: Skitarja Lara Colturi është favoritja kryesore për globin
Foto: balkanweb.com

Siç raportoi Zhurma më 24 tetor 2026, skitarja kishte hapur sezonin e ri me podium pasi siguroi vendin e dytë në garën e slalomit gjigant në Sölden të Austrisë. Pas dy garave të zhvilluara, përfshirë atë në Levi të Finlandës ku u rendit gjithashtu e dyta pas Aicherit, Colturi prijë në renditjen e skitareve me nga 160 pikë së bashku me Aicherin, ndërsa e treta renditet Paula Moltzan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për gazetën zvicerane, Raich ka theksuar se paraqitjet e skitares shfaqin një formë më të qëndrueshme krahasuar me vitin e kaluar. «Dy vende të dyta, në Solden dhe Levi. Lara është në formë të lartë. Për mua, ajo është në formë më të qëndrueshme se në vitin e kaluar. I gjithë ekipi i saj është me aftësi të mëdha dhe i fokusuar në shmangien e gabimeve, që ajo të mos i bëj ato dhe të mos i përsëritë. Lara ka disa vjet eksperiencë dhe së fundmi i ka mbushur 20 vjeç. E shoh atë në krye të renditjes së skitareve në sllallom në fund të dimrit», ka deklaruar ajo.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndërron jetë në Itali mërgimtari nga Skenderaji, Basri Kelmendi

    78% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme