Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi për bizneset kosovare

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 tetor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes EFTA-s dhe Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 1 tetor, krijon mundësi të reja për sektorin privat dhe bizneset kosovare. Me këtë rast, është mbajtur një seminar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Sekretariatin e EFTA-s, ku u diskutua zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi për bizneset kosovare
Foto: ekonomiaonline.com

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe ekspertë për të shqyrtuar mundësitë që krijohen për ekonominë e vendit. Zëvendësshefi i Misionit të Zvicrës, Christoph Fuchs, theksoi rëndësinë e marrëveshjes për forcimin e lidhjeve ekonomike, lehtësimin e tregtisë dhe hapjen e dyerve për bizneset kosovare në tregjet e vendeve të EFTA-s.

Ambasada e Zvicrës ka theksuar se synimi aktual është që këto mundësi të shndërrohen në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset. «Mezi presim të shohim zhvillimin e këtij kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet EFTA-s dhe Kosovës!», thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ndërron jetë në Itali mërgimtari nga Skenderaji, Basri Kelmendi

    78% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme