Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Projektligji për sigurinë kibernetike dërgohet në Kuvend nga qeveria

Nisma e re parashikon krijimin e një grupi ndërinstitucional për koordinimin e inteligjencës kibernetike dhe masa administrative ndëshkimore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Qeveria ka dërguar në Kuvend nismën me ndryshimet për ligjin e sigurisë kibernetike, pasi nga zbatimi praktik janë evidentuar disa problematika sipas arsyetimit të Këshillit të Ministrave. Nisma synon forcimin e arkitekturës kombëtare përmes një grupi ndërinstitucional të inteligjencës kibernetike që do të mundësojë shkëmbimin e informacionit strategjik, vlerësimin e kërcënimeve dhe koordinimin e politikave të sigurisë në nivel kombëtar.

Projektligji për sigurinë kibernetike dërgohet në Kuvend nga qeveria
Foto: javanews.al

Efektet e ligjit do të shtrihen edhe te pushteti vendor, ndërsa institucionet publike dhe private do të duhet të raportojnë çdo incident, qoftë edhe minor. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të koordinojë shkëmbimin e informacionit si ndërlidhës mes qeverisë dhe institucioneve të tjera të inteligjencës. Pranë këtij autoriteti mblidhet grupi i bashkëpunimit për inteligjencën kibernetike, ku bëjnë pjesë përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ministritë përgjegjëse për punët e jashtme dhe të brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të kenë detyrimin të dorëzojnë vetëdeklarimin e zbatimit të masave, si dhe të deklarojnë mënyrën e hostimit e të administrimit të sistemeve, duke përfshirë identifikimin e subjektit hostues, llojin dhe vendndodhjen e infrastrukturës, si dhe masat teknike e organizative të zbatuara. Në rast të konstatimit të shkeljeve të dispozitave, Autoriteti do të ketë të drejtën të vendosë masa administrative nga 500.000 deri në 10.000.000 lekë të reja.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme