Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:47 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Tenderi 5.2 milionë euro për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 5.2 milionë euro pa TVSH për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit në Tiranë

Redaksia ZHURMA 18:51 Përditësuar 16:31 1 min lexim
Tenderi 5.2 milionë euro për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit
FOTO · Ilustrim · Container trucks on an American highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 5.2 milionë euro pa TVSH për të lidhur Unazën Verilindore me Rrugën e Arbrit. Afati për të marrë pjesë në garë për “Ndërtimin e rrugës lidhëse të unazës verilindore me rrugën e Arbrit” është 5 gushti 2026.

Rruga ekzistuese me gjatësi tre kilometra thuhet në dokumentet e tenderit edhe pse është një nyje strategjike dhe ka fluksit të lartë të lëvizjes së automjeteve, është e dëmtuar “Rruga “Myslym Keta” është një arterie kyçe brenda Njësisë Administrative 4 në Tiranë, që lidh dy rrugë të rëndësishme, Rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe Rrugën “Arbrit”.

Segmenti rrugor i marrë në studim ka një gjatësi rreth 3000 metra linearë dhe një gjerësi që varion nga 7 deri në 10 metra. Aktualisht, rruga është e mbuluar me një shtresë asfaltike, por ajo ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në shumë pjesë të saj.

Çarjet dhe gropat në sipërfaqen e rrugës ndikojnë negativisht në sigurinë dhe komoditetin e lëvizjes së automjeteve, duke rritur rrezikun e aksidenteve dhe ulur efikasitetin e transportit”, thuhet në dokument. Për shkak të dëmtimeve që ka pësuar ky segment rrugor, në dokumente thuhet se rruga e re do të ketë ndikim pozitiv edhe ekonomik.

Dëmtimet dhe kushtet e këqija të infrastrukturës rrugore ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së banorëve, duke e bërë lëvizjen e përditshme të vështirë dhe të pasigurt. Rruga “Myslym Keta” është një segment i rëndësishëm për aktivitetet ekonomike lokale, pasi ajo kalon përmes një zone me densitet të lartë të bizneseve të vogla dhe shërbimeve.

Gjendja e keqe e rrugës ndikon negativisht në qarkullimin e klientëve dhe furnizimin e bizneseve, duke penguar zhvillimin ekonomik të zonës. Për më tepër, infrastruktura e dëmtuar dhe mungesa e kushteve të përshtatshme për parkim redukton atraktivitetin e zonës për investitorët e mundshëm, çka mund të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe uljen e të ardhurave për komunitetin lokal”, theksohet në dokument.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Komentet