Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme

Pse suksesin nuk ta falë ai që të vret?

Redaksia ZHURMA 20:12 Përditësuar 17:12 1 min lexim
Pse suksesin nuk ta falë ai që të vret?
FOTO · Shkruan: Arjeta Mjeku Arkivi ZHURMA

Në jetë, njeriu mund të falë gabime, fjalë të rënda apo edhe padrejtësi. Me kalimin e kohës plagët shërohen dhe marrëdhëniet mund të rregullohen. Por kur dikush arrin sukses, jo të gjithë e pranojnë me të njëjtën lehtësi. Shpesh njerëzit rreth nesh mund të tolerojnë dobësitë tona, por jo gjithmonë arritjet tona. Suksesi i dikujt tjetër u kujton atyre atë që nuk e kanë arritur vetë, dhe kjo mund të krijojë zili ose pakënaqësi.
Kjo tregon edhe një të vërtetë të jetës: rruga drejt suksesit nuk është vetëm e vështirë për shkak të punës dhe sakrificës, por edhe për shkak të reagimit të njerëzve përreth. Ndonjëherë kritikat, dyshimet apo xhelozia vijnë pikërisht kur njeriu fillon të ecë përpara. Prandaj, suksesi kërkon jo vetëm përpjekje, por edhe forcë karakteri për të vazhduar përpara pavarësisht mendimeve të të tjerëve.
Megjithatë, suksesi i vërtetë nuk duhet të shoqërohet me urrejtje apo përçarje. Ai duhet të jetë motivim për të tjerët dhe frymëzim për të punuar më shumë. Kur një person arrin diçka të madhe, ai tregon se edhe të tjerët mund ta bëjnë nëse kanë vullnet dhe përkushtim.
Prandaj, njeriu duhet të ndjekë rrugën e tij pa u ndalur nga xhelozia apo gjykimi i të tjerëve. Në fund, suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me arritje, por edhe me mënyrën se si njeriu mbetet i përulur dhe i drejtë me të tjerët.
Të vret, suksesin nuk ta falin!
Qoftë ky edhe një sukses miniaturë..

— Redaksia ZHURMA

Komentet