Kalo te përmbajtja kryesore
Zhurma Press E Martë · 11 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 03:07 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë

Kur do të futemi në DHE?

Redaksia ZHURMA 10:42 Përditësuar 17:12 1 min lexim
Kur do të futemi në DHE?
FOTO · Kur do të futemi në DHE? Arkivi ZHURMA

Është e dhimbshme dhe shqetësuese të shohësh se edhe në vendet ku njerëzit prehen përjetësisht po krijohen dallime të mëdha.
Në disa varreza sheh rregull, pastërti dhe përkujdesje të vazhdueshme, ndërsa në të tjera mungon edhe kujdesi më elementar.

Ka vende ku varret janë të rregulluara me përkushtim, dhe të tjera ku mezi dallohen, të lëna pas dore, sikur të mos i përkisnin askujt. Kjo jo vetëm që bie në sy, por krijon edhe një ndjenjë turpi dhe dhimbjeje për të gjithë ne si shoqëri.

Nuk duhet të harrojmë se para vdekjes të gjithë jemi të barabartë. Dinjiteti i njeriut nuk duhet të përfundojë me jetën e tij. Vendi i fundit i prehjes duhet të jetë i respektuar dhe i mirëmbajtur njësoj për secilin, pa dallime sociale, ekonomike apo familjare.
Është e papranueshme që në një hapësirë kaq të shenjtë të shihen kontraste kaq të mëdha.

Kjo tregon mungesë organizimi, mungesë përgjegjësie institucionale dhe, mbi të gjitha, mungesë ndjeshmërie kolektive.
A nuk do të ishte më e drejtë dhe më humane që të vendosej një standard i përbashkët për rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave? Një standard që garanton pastërti, rend dhe dinjitet për të gjithë, pa përjashtim.
Sepse respekti për të ndjerët është reflektim i vlerave tona si shoqëri. Dhe mënyra si kujdesemi për vendet e tyre të prehjes flet shumë për ne.

— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm