Tahiri: Ligji për Specialen vjen ndryshe dhe jo në seancën e radhës
Shefi i deputetëve të Aleancës deklaron se nisma ligjore nuk do të jetë në Kuvend dhe se do të vijë një ligj i ri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ligji për Specialen nuk është sjellë ende në Kuvend dhe nuk pritet të përfshihet as në seancën e radhës e as në vazhdimin e pikave të rendit të ditës, sipas deklaratave të shefit të deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai bëri të ditur se nisma ligjore e deritanishme nuk do të paraqitet e njëjtë për votim.
Tahiri u shpreh se nga diskutimet ka kuptuar që grupi punues i përbërë nga partitë politike do ta kryejë punën e vet dhe se nisma e re do të vijë shpejt. «Atë që e kuptova nga diskutimi, që grupi punues i përbërë nga partitë politike do të bëjë punën e vet dhe do të vije bukur shpejt. Ligji i cili ishte për votim, respektivisht dekreti i presidentes nuk do të vijë në votim, do të vijë një ligj i ri, dhe kërkesa e Aleancës është një, sjelleni sa më shpejt ligjin», ka thënë ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


