Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Aleanca: Pushteti po përdor video të montuara dhe propagandë amatoreske

Partia e udhëhequr nga Ardian Gjini ka publikuar një video që sipas saj dëshmon montimin e paraqitjes së nënkryetarit Besnik Tahiri.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Aleanca ka publikuar një video përmes së cilës ka paraqitur një situatë që sipas kësaj partie është montuar dhe postuar qëllimisht në rrjete sociale. Sipas këtij subjekti politik, në video shfaqen pamjet reale krahas atyre që më pas u ndryshuan dhe u shpërndanë nga faqe të ndryshme.

Aleanca: Pushteti po përdor video të montuara dhe propagandë amatoreske
Foto: epokaere.com
Video · Facebook ↗

Në reagimin e lëshuar theksohet se montazha ka prekur paraqitjen e nënkryetarit të parë dhe shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, i cili në seancën e fundit kishte kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet energjetike. Partia e udhëhequr nga Ardian Gjini ka shtuar se kjo është pasqyra e një shumice që armë kryesore ka propagandën e ndërtuar me montazha amatoreske.

Sipas reagimit, kërkesa e paraqitur nga nënkryetari Tahiri synon që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit «the Energy Case of Kosova», me qëllim rikthimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve energjetike vendase. Ndërkohë, Aleanca vlerëson se përdorimi i propagandës tregon dorëzimin e pushtetit përballë gjendjes reale, ndaj paralajmëron se do ta denoncojë këtë çështje përmes të gjitha mekanizmave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme