Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rrahmani publikon video dhe kritikon Kurtin e Haxhiutin

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar sërish lidhur me Projektligjin për fertilizim, duke publikuar pamje nga seanca dhe dokumenti i dorëzuar nga ministri Arben Vitia.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar sërish në lidhje me Projektligjin për fertilizim, i cili u diskutua në seancën e 19 nëntorit në Kuvendin e Kosovës. Rrahmani ka publikuar një video në rrjetin social Facebook nga ajo seancë parlamentare, duke drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Rrahmani publikon video dhe kritikon Kurtin e Haxhiutin
Foto: ekonomiaonline.com
Video · Facebook ↗

«Sterilizimi i vajzave që nga mosha 18-vjeçare! Kur kryeministri dhe kryeparlamentarja mashtrojnë publikisht!», ka shkruar Rrahmani krahas videos, ku përfshihen deklarimet nga seanca ku Kurti dhe Haxhiu i kishin cilësuar pretendimet e tij si të pavërteta. «Akuzat, pretendimet kundër nesh për këtë çështje nuk janë të vërteta. Ne dëshirojmë që gratë, të cilat dëshirojën të bëhen nëna, ta kenë këtë të drejtë», ishin fjalët e Kurtit të transmetuara në material.

Në anën tjetër, deputeti ka publikuar edhe pamje nga Projektligji i dorëzuar deputetëve nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke pretenduar se përmbajtja e tij e mbështet atë që ai kishte deklaruar më herët. «Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor në institucionin shëndetësor përkatës», thuhet në pamjet e publikuara nga Rrahmani.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme