Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Futbollisti i Kosovës, Lutfi Dalipi, është shpërblyer me një vend në formacionin më të mirë të javës pas paraqitjes së suksesshme me Vaduzin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka hyrë në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superligës së Zvicrës, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Lausannes. Përzgjedhja është bërë nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”, e cila e ka vlerësuar lojtarin me notën 8.9 për ndikimin e tij në fushë.

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës
Foto: epokaere.com

Në takimin e zhvilluar në udhëtim, Vaduzi barazoi 2:2 kundër Lausannes, ndërsa 20-vjeçari me prejardhje nga Lugina e Preshevës realizoi golin e parë të skuadrës së tij. Dalipi, i cili më 12 nëntor vendosi të përfaqësojë Kosovën, do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda nga muaji mars, kur nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Gjatë këtij edicioni, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe edhe jashtë Zvicrës. Ky edicion pritet të jetë i fundit për të në elitën zvicerane, pasi klubet gjermane si RB Leipzig, Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt kanë nisur punën për ta blerë në verë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme