Tahiri: Ky do të jetë dimri i fundit i Qeverisë Kurti
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar rënien e shumicës aktuale në pushtet për shkak të situatës energjetike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar rënien e shumicës aktuale në pushtet, duke e lidhur këtë zhvillim me situatën energjetike dhe importin e madh të energjisë elektrike. Gjatë një paraqitjeje në Debat Plus, ai ka theksuar se shifrat e importit dhe kostoja që do të rëndojë gjatë muajve të dimrit do të jenë të papërballueshme për vendin.
Sipas Tahirit, pikërisht këto shifra dhe situata e rëndë energjetike do të shënojnë fundin e kontstelacionit aktual qeverisës. «Fillimi i fundit, rënia e kësaj qeverie janë këta numra dhe është ky dimër. I cili do të jetë me të vërtet i papërballueshëm… ky është dimri i fundit i kësaj qeverie, i këtij kontstelacioni qeverisës», ka deklaruar ai, duke shtuar se kjo sfidë nuk mund të tejkalohet.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar