Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Tabaku takon ministrin gjerman Wadephul në Berlin

Integrimi dhe investimet në fokus të takimit mes deputetes së Partisë Demokratike dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti në Berlin deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në kuadër të vizitës së saj dyditore në kryeqytetin gjerman, ku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag.

Tabaku takon ministrin gjerman Wadephul në Berlin
Foto: syri.net

Tabaku bëri të ditur se gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme në Berlin u diskutua për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve gjermane në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, deputetja e opozitës mori pjesë edhe në «Berlin Foreign Policy Forum», i cili u organizua paraditen e 24 nëntorit nga fondacioni Körber-Stiftung.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme