Tahiri: Reforma në drejtësi pa përfshirjen e opozitës s’ka legjitimitet
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës kundërshton në Komisionin për Legjislacion trajtimin e pakos prej pesë ligjeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar në Komisionin për Legjislacion mënyrën e trajtimit të pakos prej pesë ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, procesi po shtyhet përpara pa përfshirjen e komenteve të shoqërisë civile dhe pa reflektimin e amendamenteve përmbajtësore të opozitës. Tahiri ka vlerësuar se një qasje e tillë e njëanshme rrezikon ta shndërrojë reformën në një produkt të shumicës parlamentare pa konsensusin e nevojshëm. «Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes», ka shkruar ai, duke shtuar se «Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



