Supreme kthen në rigjykim kontestin mes NPB-së dhe tri kompanive
Gjykata Supreme ka anuluar vendimet e deritanishme të Gjykatës Komerciale lidhur me mosmarrëveshjen mes tri shoqërive tregtare, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe Komunës së…
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata Supreme ka marrë vendim që lënda kontestimore mes palëve biznesore dhe Ndërmarrjes Publike Banesore të kthehet përsëri në shkallë të parë për shqyrtim. Kolegji përkatës ka shqyrtuar revizionet e dorëzuara nga kompanitë Made Group Construction, Arkos dhe Madekos, si dhe revizionet e ndërmarrjes publike dhe të palës ndërhyrëse, Komunës së Prishtinës, duke i vlerësuar ato si të bazuara.
Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, vendimet e mëparshme të nxjerra nga Gjykata Komerciale e shkallës së parë dhe asaj të shkallës së dytë përmbajnë shkelje procedurale dhe zbatim të gabuar të dispozitave ligjore materiale. Për shkak të këtyre mangësive, gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë, andaj çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim, me udhëzimet e Gjykatës Supreme.