Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Trajneri i Sunderlandit konfirmon: Granit Xhaka mbetet pjesë e projektit

Tekniku francez Regis Le Bris deklaroi se e ardhmja e Xhakës nuk është diskutimi

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Londra — Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Granit Xhakës, duke konfirmuar se mesfushori shqiptar do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze. Tekniku francez ka deklaruar se e ardhmja e Xhakës nuk është më një çështje diskutimi, pasi lojtari ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e klubit.

Trajneri i Sunderlandit konfirmon: Granit Xhaka mbetet pjesë e projektit
Foto: Stadium of Light sunderland crest / Wikimedia Commons

“Kjo temë është e mbyllur. Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është një kapiten i shkëlqyer dhe një lider i madh”, ka thënë Le Bris.

Me këtë konfirmim, klubi anglez ka bërë të qartë se mesfushori shqiptar mbetet një nga figurat kryesore të projektit sportiv, si në aspektin e performancës në fushë, ashtu edhe në rolin e liderit në dhomën e zhveshjes. Lexo më shumë në Sinjali.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/trajneri-i-sunderlandit-konfirmon-granit-xhaka-mbetet-pjese-e-projektit-te-klubit/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme