Sulm kibernetik në Norvegji ndaj sistemit kombëtar të identifikimit
Platforma ID-porten në Norvegji është goditur nga një sulm kibernetik i tipit DDoS, duke prekur shërbimet publike digjitale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, i njohur si ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të llojit DDoS. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Norvegjeze e Dixhitalizimit (Digdir) për rrjetin Faytuks Network.
Sulmi ka në shënjestër platformën e cila shërben si mjeti kryesor kombëtar përmes të cilit qytetarët norvegjezë identifikohen dhe hyjnë në shërbimet publike digjitale. Këto sulme të tipit Distributed Denial of Service synojnë të mbingarkojnë sistemet ose serverat me një vërshim kërkesash, duke bërë që aksesi i përdoruesve të rregullt ose të ligjshëm në shërbimet online të vështirësohet apo të bëhet i pamundur.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar