Stuhia e fuqishme e erës shkakton dëme materiale në qytetin e Gjilanit
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit ndërhyjnë gjatë natës pas dëmeve nga era në kulme dhe fasada.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Një stuhi e fuqishme ere ka përfshirë Gjilanin gjatë natës së 19 dhe 20 nëntorit, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit dhe në fshatrat përreth. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka ndërmarrë intervenime në lokacione ku era e fortë ka dëmtuar objekte banimi, fasada dhe hapësira publike.
Në terren ka dalë drejtori i kësaj drejtorie, Enver Shabani, i cili ka mbikëqyrur ndërhyrjet për largimin e pjesëve të rrezikshme të fasadave nga ndërtesat e banimit kolektiv. Sipas raportimeve zyrtare, është dëmtuar kulmi i një shtëpie në fshatin Livoç i Epërm, kurse në Lagjen e Dëshmorëve janë rrëzuar drunj që pengonin qarkullimin. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo rrezik te shërbimet përkatëse.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar