Studentët paralajmërojnë protesta për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Studentët e UEJL-së dhe UNT-së kundërshtojnë propozimin për provimin e jurisprudencës dhe kërkojnë mbajtjen e tij plotësisht në gjuhën shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë kundërshtojnë propozimin e ministrit të Drejtësisë për provimin e jurisprudencës. Studentja Lindihana Uzeiri deklaroi se shumica e studentëve dolën kundër propozimit gjatë një takimi dhe theksoi se kërkesa e tyre është që provimi të mbahet i tëri në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar gatishmëri për protesta nëse ministri dhe kryeministri nuk ndryshojnë qëndrim.
Nga ana tjetër, pas mbledhjes së Kuvendit Studentor në Universitetin “Nënë Tereza”, kryetari Besar Sejdi deklaroi se provimi garantohet me ligj e kushtetutë dhe kërkoi që ai të bëhet njëqind për qind në gjuhën shqipe, e jo në përqindje me tetëdhjetë e katër. Sejdi konfirmoi se është i gatshëm për protestë në çdo rast refuzimi nga ana e ministrit.