Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë
E Hënë · 10 Gusht 2026 Lajmi i fundit
Lajm KosovëShëndetësi

Çfarë ofron spitali veterinar i ri 'Mitro Vet' në Mitrovica?

Inaugurohet klinika me standarde ndërkombëtare falë partneriteti kosovar-zviceran.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Çfarë ofron spitali veterinar i ri 'Mitro Vet' në Mitrovica?
FOTO · Foto: U.S. Army National Guard photo by Sgt. Jonathan Perdelwitz / Wikimedia Commons

MITROVICË — Në bashkëpunimin ndërmjet veterinarit Labinot Osmani dhe Fondacionit zviceran "StrayCoCo" u inauguro "Mitro Vet", një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë. Spitali, i pajisur me teknologji bashkëkohore, do të ofrojë shërbime dhe trajtime për kafshët e shoqërimit sipas standardeve më të larta profesionale, ndërsa do të kontribuojë edhe në mbrojtjen e shëndetit publik.

Pronari i spitalit, Labinot Osmani, tha se hapja e "Mitro Vet" përfaqëson "kurorëzimin e një pune të gjatë, të shoqëruar me sakrificë, përkushtim dhe një mision të qartë për të shpëtuar jetë, për të lehtësuar dhimbjen". "Premtimi ynë është i thjeshtë: angazhim, përgjegjësi dhe profesionalizëm për çdo jetë që hyn në këtë spital," theksoi Osmani.

Osmani shprehu mirënjohje të veçantë për Fondacionin "StrayCoCo" dhe përfaqësuesen e tij në Kosovë, veterinaren holandeze Birgit Brants. "Falë këtij partneriteti është bërë e mundur ndërtimi i një spitali të pajisur me teknologji bashkëkohore, i cili do t'u ofrojë kafshëve shërbime sipas standardeve më të larta profesionale," u shpreh Osmani.

Birgit Brants, përfaqësuese e Fondacionit "StrayCoCo", uroi hapjen e klinikës dhe në emrin e presidentit Dr. Helen Wormser deklaroi: "Sot festojmë hapjen e klinikës së katërt në Kosovë. Kjo klinikë është financuar edhe nga fondacioni ynë dhe realizuar në bashkëpunim me veterinerin Labinot Osmani. Ne i urojmë Labinotit shumë suksese në të ardhmen."

Spitali i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës veterinare të Kosovës, me fokus në standardet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit kafshësh dhe njerëzve.

Burim: Albinfo.ch
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
Komentet
RADIO
104 kanale në zhurma.fm