Mexhiti flet në Nju Jork për ndihmën e shqiptarëve në SHBA
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork.
Gjatë vizitës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkëkryetari i VLEN-it mori pjesë në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Izet Mexhiti në prononcim deklaroi se bashkë me shoqatat po bashkërendisin aktivitetet për të ardhmen.
Mexhiti u shpreh se ka pasur dhe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve në Amerikë, sidomos për qasjen dhe relacionet e tyre me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai falënderoj diasporën shqiptare për kontributin e dhënë vazhdimisht në të gjitha proceset për kombin shqiptar dhe shtoi se ftesa e Këshillit Shqiptaro-Amerikan u pranua me kënaqësi për të bashkëbiseduar dhe bashkërenditur aktivitetet e ardhshme.
Gjithashtu, Mexhiti theksoi se përveç takimeve në kuadër të mbledhjes së Këshillit të OKB-së, delegacioni i Maqedonisë në Nju Jork po zhvillon takime edhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim. Në ngjarje janë prezentë kryeministrat, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë, ministrin e Punëve të Jashtme, kryeministrin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë. Përveç takimeve spontane, vëmendje e veçantë i është kushtuar takimit me shoqatat e ndryshme të diasporës.
Burimet: Tetova Sot; Bota Sot; Telegrafi; TV21 (klaster 4 outlets).